Sulmuesi i Shqipërisë bën “me krahë” Juventusin U-23 dhe i jep fitoren

Futboll

Sulmuesi i Shqipërisë bën “me krahë” Juventusin U-23 dhe i jep fitoren

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 14:34
Arman Durmishi

Nuk ka ndeshje kur nuk është protagonist! Arman Durmishi tregoi sërish aftësitë e tij të shkëlqyera para portës, duke i siguruar Juventusit U-23 fitoren përballë Renates, 2:1 në Serie C.

Sulmuesi i Shqipërisë u dha avantazhin bardhezinjve në minutën e 23-të, ndërsa në të 78-tën shënoi edhe të dytin personal dhe më vendimtarin.

Pikë të çmuara këto për Juventusin që i largohet përkohësisht zonës së kuqe me një pikë diferencë, teksa pozicionohet në vendin e 15-të me 10 pikë në total.

Për Durmishin, sezoni ka shkuar vërtetë mirë në aspektin personal, 3 gola të shënuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat