PSG-ja paguan çmim të lartë pas fitores me Barcelonën, i lëndohen tre lojtarë

Futboll

PSG-ja paguan çmim të lartë pas fitores me Barcelonën, i lëndohen tre lojtarë

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 08:41
Fotoilustrim

PSG-ja e mposhti Barcelonën me rezultat 4-2 në Ligën e Kampionëve, por fitorja i kushtoi shtrenjtë skuadrës së Luis Enriques, e cila pësoi tri lëndime gjatë ndeshjes.

Ousmane Dembélé, Marquinhos dhe Khvicha Kvaratskhelia u detyruan të largoheshin nga fusha për shkak të problemeve fizike.

Dembélé u lëndua në pjesën e parë, pasi ndjeu shqetësime në pjesën e pasme të këmbës së majtë dhe kërkoi menjëherë zëvendësimin.

Ndërkohë, Marquinhos pësoi shqetësime fizike në pjesën e dytë, kurse Kvaratskhelia u largua pas një goditjeje. Shkalla e lëndimeve pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekësore.

Kështu, përveç fitores së rëndësishme ndaj Barcelonës, PSG-ja përballet me shqetësime për gjendjen fizike të tre futbollistëve të rëndësishëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat