Futbollisti Lutfi Dalipi po kalon një formë të shkëlqyeshme me fanellën e Vaduzit, ndërsa drejtori sportiv i klubit, Franz Burgmeier, ka zbuluar detaje nga marrëveshja për huazimin e futbollistit shqiptar.
Kalimi i Dalipit te Vaduz erdhi si rezultat i këmbënguljes së Burgmeierit, i cili e kishte ndjekur prej kohësh zhvillimin e tij.
“Ne e vëzhgojmë prej kohësh. Ai është në planet tona prej dy vitesh. Në atë kohë luante ende në Promotion League. Që atëherë kemi qenë në kontakt të rregullt me Young Boys”, ka shpjeguar Burgmeier.
Drejtori sportiv nuk ka zbuluar detaje të tjera të kontratës, por ka konfirmuar se palët kanë arritur marrëveshje për një shumë të caktuar për huazimin e futbollistit.
Dalipi synon rekordin e Xherdan Shaqirit
Sipas mediumit zviceran “Blick”, Dalipi ka regjistruar nëntë asistime në dhjetë ndeshje, duke e vënë në rrezik rekordin e Xherdan Shaqirit në Superligën zvicerane.
Shaqiri kishte regjistruar 21 asistime gjatë sezonit kur fitoi titullin e kampionit me Baselin, ndërsa Dalipi beson se mund ta thyejë këtë rekord:
“Shpresoj t’ia dal, sepse preferoj ta vë një bashkëlojtar në pozitë të mirë për të shënuar, sesa të shënoj vetë një gol të thjeshtë”, ka deklaruar Dalipi.