Osmani: Duhet të shënonim edhe golin e dytë

Futboll

Osmani: Duhet të shënonim edhe golin e dytë

Më: 28 tetor 2026 Në ora: 21:56
Qatip Osmani

Trajneri i Laçit, Qatip Osmani ka folur pas barazimit 1-1 përballë Skënderbeut në Korçë.

“Ne gjatë lojës kishim shumë oshilacione, ishte një periudhë kur dominonim e kur luanim dobët, e na rrezikonte kundërshtari. Në pjesën e parë ndodhi më shumë, në pjesën e dytë ishim më stabël dhe të kompletuar. Ndaj mendoj se e merituam golin.

Ne e kërkuam edhe me 1-1 golin, në fund të lojës insistuam përsëri që të gjenim golin.

Sigurisht janë shenja mungese të eksperiencës. Megjithatë, lufta, dëshira për një rezultat të mirë e bëri të vetën.

Edhe në këtë ndeshje, edhe para saj e gjatë javës, kemi biseduar problemet, sepse jashtë na mungon me të vërtetë lufta dhe disiplina taktika që në ndeshjet e para të kampionatit i kishim.

Kurse mendoj se sot në pjesën e dytë ia arritëm qëllimit dhe e shënuam golin ku ndoshta të ishim më insistues, duhej të kërkonim edhe golin e dytë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Laçit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat