“U tall me lojtarët e Napolit”: Legjenda e Juventusit me fjalë të mëdha për Zhegrovën

Futboll

“U tall me lojtarët e Napolit”: Legjenda e Juventusit me fjalë të mëdha për Zhegrovën

Më: 3 nëntor 2026 Në ora: 08:50
Edon Zhegrova

Ish-sulmuesi legjendar i Juventusit, Fabrizio Ravanelli, ka dhënë një vlerësim të jashtëzakonshëm për Edon Zhegrovën, duke e cilësuar yllin kosovar si lojtarin që mund të ndryshojë më së shumti ekuilibrat në sulmin e bardhezinjve, madje edhe më shumë se Kenan Yildiz.

Duke folur në një emision të drejtpërdrejtë në kanalin e Tuttosport në YouTube, Ravanelli ka kritikuar vendimin që Zhegrova të aktivizohet kryesisht në minutat e fundit të ndeshjeve, duke theksuar se cilësitë e tij duhet të shfrytëzohen që nga fillimi.

“Sa herë që ai merr topin, ai dyfishon ose trefishon pikët. Kjo do të thotë që lojtarët e tjerë janë të lirë. Ky aspekt mund t'i lejojë Juves ta thyejë menjëherë bllokimin. Duke pasur parasysh problemet e tij në përfundim, nuk mund ta kuptoj pse Zhegrova duhet të jetë lojtari i njëzet minutave të fundit”, ka deklaruar Ravanelli.

Ai ka shkuar edhe më tej, duke e konsideruar reprezentuesin e Kosovës si një futbollist që nuk mund të mungojë në formacionin e Juventusit.

“Për mua, megjithatë, ai nuk mund të lihet jashtë; ai luajti për Lille, për mua nuk mund të bësh pa të. Për mua, ai është lojtari që ndryshon më shumë ekuilibrin e fuqisë, më shumë se Yildiz në 30 metrat e fundit”, ka theksuar ish-sulmuesi italian.

Ravanelli ka rikujtuar edhe paraqitjen e Zhegrovës në përballjen me Napolin, duke zbuluar se kosovari kishte arritur t'i vinte në vështirësi kundërshtarët me lojën dhe personalitetin e tij.

“Dje ai u tall me lojtarët e Napolit. Olivera u përpoq ta ngacmonte dhe ai qeshi me të. Për mua, ai është shumë më i mirë se të tjerët”, ka përfunduar Ravanelli.

Këto deklarata vijnë në një moment kur Zhegrova po kërkon më shumë hapësirë te Juventusi, ndërsa cilësitë e tij në duelet një kundër një dhe aftësia për të krijuar epërsi numerike po marrin vlerësime të mëdha në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat