Goli i parë i sezonit, futbollisti kuqezi feston

Futboll

Goli i parë i sezonit, futbollisti kuqezi feston

Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 16:57
Pamje nga ndeshja

Goli i parë i sezonit, futbollisti kuqezi feston në mënyrën më të mirë kthimin në Kombëtare!

Klisman Cake ka festuar me një gol kthimin e tij në radhët e Kombëtares shqiptare të futbollit për ndeshjen përmbyllëse të Grupit C1 në Ligën e Kombeve.

Mbrojtësi mungoi në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimi, por e ka lënë pas atë dhe është kthyer në dispozicion të trajnerit Maran për duelet ndaj Finlandës dhe Bjellorusisë.

Mbrojtësi ishte protagonist në fitoren 1-0 të Akhmat Grozni përballë Rodino Moskë, teksa gol i shënuar prej tij në pjesën e parë ishte ai që i dha tre pikët skuadrës duke e larguar nga zona e ftohtë.

Ky ishte goli parë për Caken për këtë kampionat, teksa ka shënuar një gol edhe në edicionin e kaluar me fanellën e skuadrës së Akhmat Grozni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat