Çorumi i Ylber Ramadanit ka pësuar humbje të thellë me rezultat 5:0 nga Fenerbahçe, në ndeshjen e javës së 11-të të kampionatit elitar turk.
Mesfushori shqiptar Ylber Ramadani u paraqit nga minuta e parë për Çorumin, ndërsa sulmuesi Vedat Muriqi u aktivizua në minutën e 57-të për Fenerbahçen, duke luajtur 33 minutat e fundit të takimit.
Fenerbahçe e nisi fuqishëm ndeshjen dhe kaloi në epërsi që në minutën e 12-të, kur Greenwood realizoi për 1:0.
Vetëm nëntë minuta më vonë, Kahveci dyfishoi epërsinë në 2:0.
I njëjti futbollist shënoi edhe golin e tretë në minutën e 56-të, ndërsa Greenwood realizoi golin e tij të dytë personal në minutën e 63-të, për rezultatin 4:0.
Rezultatin përfundimtar 5:0 e vulosi Aydin në minutën e 74-t.
Pas kësaj fitoreje, Fenerbahçe renditet në vendin e pestë me 19 pikë, ndërsa Çorumi i Ylber Ramadanit zë pozitën e nëntë me 16 pikë.