Përzgjedhësi i Kroacisë: Vetëm pesë futbollistë kanë zhvilluar stërvitje të mirëfilltë

Futboll

Përzgjedhësi i Kroacisë: Vetëm pesë futbollistë kanë zhvilluar stërvitje të mirëfilltë

Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 19:45
Përzgjedhësi i Kroacisë, Slaven Biliç

Përzgjedhësi i Kroacisë, Slaven Biliç, ka folur para përballjes me Anglinë në Ligën e Kombeve, duke theksuar rëndësinë e reagimit pas humbjes së rëndë 0:7 ndaj anglezëve.

Kombëtarja e Kroacisë do të përballet të enjten, më 12 nëntor, në orën 20:45, me Anglinë në stadiumin Wembley në Londër, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve.

Sipas mediumit kroat “Index”, Kroacia vjen në këtë përballje pas humbjes së rëndë 0:7 nga Anglia në Rijekë. Aktualisht, ajo renditet në pozitën e tretë të grupit dhe synon të reagojë për të përmirësuar pozitën e saj në garë.

“Vetëm pesë futbollistë kanë zhvilluar stërvitje të mirëfilltë. Dje jemi stërvitur, jo me intensitet maksimal, por për një kohë të gjatë. Ndeshjen e kemi në mendje që nga përfundimi i takimit me Spanjën.

Që atëherë jam përgatitur së bashku me stafin tim dhe kemi biseduar me futbollistët, ndaj e presim me padurim ndeshjen e nesërme.

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme për të treguar se ajo që ndodhi në Rijeka ishte një ditë e keqe, një kolaps kolektiv që mund t'i ndodhë secilit, por që ishte shumë i dhimbshëm dhe nuk do të harrohet kurrë.

Është bukur të luash kundër kundërshtarëve të mëdhenj, sepse këto janë testet më të mira. Jam i bindur se i përkasim elitës së Ligës së Kombeve”, deklaroi Biliç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat