Dy shqiptarë titullarë, katër zëvendësues te Maqedonia U-19 në fitoren ndaj Maltës

Futboll

Dy shqiptarë titullarë, katër zëvendësues te Maqedonia U-19 në fitoren ndaj Maltës

Nga: K.G. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 18:28
Futbollistët e Maqedonisë së Veriut festojnë fitoren

Maqedonia e Veriut U-19 e ka përmbyllur me fitore paraqitjen në turneun kualifikues për Kampionatin Evropian, duke mposhtur Maltën me rezultat 3:2.

Anes Abdurahmani dhe Alban Roçi u paraqitën nga minuta e parë, ndërsa ky i fundit u zëvendësua në minutën e 87-të.

Lorent Zhaku u aktivizua në minutën e 62-të, Antian Emini në minutën e 71-të, ndërsa Lavdrim Kasami dhe Muhamed Mustafi u inkuadruan në lojë në minutën e 87-të. 

Maqedonia e Veriut kaloi në epërsi në minutën e 32-të, me golin e Filip Cvetkovskit, dhe e ruajti avantazhin për një kohë të gjatë. Megjithatë, Malta arriti të barazojë në minutën e 76-të përmes Zias Njuellit.

Përgjigjja e Maqedonisë erdhi në minutën e 81-të, kur Jakov Stojkovski shënoi për epërsinë e dytë të skuadrës së tij.

Dramës nuk i erdhi fundi këtu, pasi Denzel Atard realizoi në minutën e 89-të për 2:2.

Kur dukej se ndeshja do të përfundonte me barazim, Gabriel Taleski shënoi në minutat shtesë, duke vulosur fitoren e Maqedonisë së Veriut me rezultat 3:2.

Maqedonia e Veriut U-19: Pavel Grbevski, Alban Roçi (87' Mateo Kesiki), Mateo Kesiki, Kristijan Markovski, Filip Cvetkovski, Anes Abdurahmani, Aleksandar Grashevski (87' Lavdrim Kasami), Gabriel Taleski, Ivan Tançev (71' Antian Emini), Jovan Mrmaçovski (87' Muhamed Mustafi), Jordan Damevski (62' Lorent Zhaku), Jakov Stojkovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat