Buzëqesh Prizreni!

Hendboll

Buzëqesh Prizreni!

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 21:55
Buzëqesh Prizreni!

Buzëqesh Prizreni! KH Prizreni shënon fitoren e parë.

Në Superligën e hendbollistëve më nuk ka skuadra pa fitore. Fitoren e parë në këtë kampionat të shtunën e shënoi Prizreni që në Podujevë e mposhti Llapin.

Ndeshja e javës së nëntë përfundoi 36:28 në të mirë të Prizrenit.

Prizrenasit tani dalin në vendin e parafundit (9) me 3 pikë. Në vendin e fundit bjen Llapi me 2 pikë.
H. Salihu udhëhoqi Prizrenin me 10 gola. Te Llapi më efikasi ishte A. Hoxha me 9 gola.

Llapi – Prizreni 28:36 (10:15)
Llapi: Mani, Bugujevci, Havolli 3, Rexhepi, Hoxha 9, Hasani 5, Beshiri 3, E. Bugujevci, Berisha 4, Bajrami 2, E. Havolli 2, A. Mani.
Prizreni: Topalli 6, Thaqi, Etemi, J. Thaqi, Salihu 10, Krasniqi, Ferati, Gashi 3, Skenderi 5, Ahmetaj, Haxhimusa 7, Ibrahimi 5, Buqaj, Koro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat