Ndeshje dramatike Francë - Mali i Zi, fitojnë francezet  

Hendboll

Ndeshje dramatike Francë - Mali i Zi, fitojnë francezet  

Nga: Kemajl Goca Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 20:36
Ndeshje dramatike Francë - Mali i Zi, fitojnë francezet  

Hendbollistet malazeze humbën me rezultat 24:23 ndaj Francës, në hapje të grupit A të Kampionatit Evropian që po zhvillohet në Danimarkë.

Vashat e Malit të Zi treguan lojë të madhe ndaj kampiones aktuale por humbën me një goldallim, ku pjesë e tyre është edhe shqiptarja Dijana Ujkiq. 

Dhjetë minuta para fundit të pjesës së parë, Mali i Zi udhëhoqi 9:4. Francezet si dukeshin të humbura, por shumë shpejtë këndellen.

Sidoqoftë, disa nga përjashtime të malazezet, bënë të veten që francezet të barazojnë rezultatin 11:11 në minutën e fundit të pjesës së parë, megjithatë Mali i Zi shkon në pushim me një gol epërsi (11:12). Pjesa e dytë dramatike, malazezet avancojnë me 18:20, barazohen shifrat 20:20. 

Lojë me emocione deri në fund, por Franca ia doli të fiton me rezultat 24:23 dhe të fitojnë dy pikë të mëdha.  Mali i Zi, të dielën, nga ora 20.30 ndeshet me Danimarkën.

Franca-Mali i Zi 24:23 (11:12)
Palestra  “Jiske bank boksen“ në Herning. 
Gjyqtarë: M. Sa dhe V. Sa (Portugalia).
Shtatëshet: Franca 4 (2), Mali i Zi 4 (3).
Përjashtimet: Franca 4 minuta, Mali i Zi 10 minuta .
Franca: Lejno ( 6 mbrojtje), Darlo ( 6 mbrojtje), Nokandi 1, Koatanea 1, Valentini 3, Lasurs, Zadi 2, Kujate 3, Nijakate 3, Dembele-Pavlloviq 1, Sersijen-Ugolan 2, Flip 3, Edvizh 2, Fopa, Minko 1, Lakrabe 2 (2).
Mali i Zi: Baboviç, Neneziq, Batinoviq ( 6 mbrojtje), Radiçeviç 5, Jaukoviç 3, Pletikosiq, Xhaaferoviq, A. Klikovac, Ujkiq, Ramushoviq 3, B. Klikovac 1, Mehmedoviq 5, Despotoviq 3, Grbiç 2, Vukçeviç, Mugosha 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat