Kastrioti dhe Llapi i kanë fituar ndeshjet e së shtunës, të vlefshme për xhiron e nëntë të kampionatit të Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Kastrioti fitoi në kryeqytet ndaj Prishtinës me rezultat 52:29.
Te ferizajasit më efikasi ishte Vuk Lakiçeviq me 12 gola. Nëntë i realizoi Festim Mustafa.
Lum Xhemajli me 11 dhe Enis Kuleta me 9, u shquan me numrin e golave te Prishtina.
Në Podujevë, Llapi e mposhti Rahovecin me rezultat 42:30. Santos de Souza Kaique i realizoi 11 gola për Llapin.
Cristiam Machado i shtoi dhjetë.
Ardit Dema i shënoi plot 13 gola për "vreshtarët".
Kastrioti ka 10 pikë në vendin e katërt. Llapi është i pesti me gjashtë pikë. Prishtina mbetet e parafundit, kurse Rahoveci renditet i fundit.