Udhëtim i vështirë për Drenicën

Hendboll

Udhëtim i vështirë për Drenicën

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 12:53
Udhëtim i vështirë për Drenicën

Drenicën e pret një udhëtim i vështirë në kuadër të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Drenica të shtunën luan ndaj Trepçës në Mitrovicë, nga ora 18:30. Skuadra nga Drenasi do të mundohet të bëj hap para drejt ngritjes në tabelë. Aktualisht është e gjashta me 10 pikë. Trepça renditet e treta me 15 pikë.

Të shtunën është edhe ndeshja Zhegra – Prishtina, që fillon në ora 14:30.

Prishtina synon të kthehet te fitorja, pas dështimit në ndeshjen e kaluar në Ferizaj. Ndërkohë Zhegra do të mundohet të shkaktoj befasi tjetër.

Të dielën janë ndeshjet Vëllaznimi – Kastrioti (14:00) dhe Vushtrria – Prizreni (16:00).
Ndeshja Besa Famgas – Llapi zhvillohet më vonë.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e nëntë. Të shtunën janë ndeshjet: Dukagjini – Lepenci (19:00), Vjosa – Drita (16:00). Ndeshjet e së dielës janë: Samadrexha – Rahoveci (17:00), Istogu – Ulpiana (13:00), KEK-u – Deçani (15:30).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat