Faruk Shala - 17 vite trajner në një klub, po ia kalon trajnerëve të mëdhenj 

Hendboll

Faruk Shala - 17 vite trajner në një klub, po ia kalon trajnerëve të mëdhenj 

Nga: K.G. Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 19:43
Faruk Shala - 17 vite trajner në një klub, po ia kalon trajnerëve të mëdhenj 

Po kalon vitet më të ëmbla në hendboll! Faruk Shala - 17 vite trajner në një klub, po ia kalon trajnerëve të mëdhenj në Kosovë.

Ai ndihet me fat që ka lindur në Istog dhe që e ka themeluar një klub, që sot e gjithë Kosova flet për të, por edhe në rajon i druhen!

Për 17 vite si trajner ka fituar një titull kampioni dhe dy Kupa të Kosovës për seniore.

KHF Istogu - 17 vite që u themelua, sot janë kampione vjeshtore me 22 pikë apo me 11 fitore rresht!

“Ky është viti i 17 më radhë që e udhëheqi më krenari klubin e qytetit të Istogut- KHF Istogu.

Vitet e kaluara më klubin kanë qenë sakrificë për mua, duke marr parasysh kushtet në të cilat klubi ka operuar, mungesë fondesh, palestre e vështirësi tjera, megjithatë gjithmonë kam qenë krenar për skuadrën që kam udhëhequr dhe e kam bërë me pasion dhe dashuri për të dhe qytetin tim Istogun.

Po kështu ndihem edhe sot kur kam fatin të udhëheq skuadrën më të mirë që ka pas Kosova deri më tani në hendbollin femëror, edhe tani kur e kam shumë me të lehtë ta bëj këtë, pasi që këtë ma kanë lehtësuar, bashkëpuntorët, bashkëqytetarët, donatoret-sponzorët, institucionet komunale etj.

Me përkrahjen e tyre ndaj nesh, nga një klub ambicioz që kishte një ëndërr bashkë kemi krijuar klubin e sukseseve KHF ISTOGU, i njohur dhe i respektuar edhe në Evropë, jemi me fat që kemi një skuadër të mrekullushme më shumë kualitet që japin në çdo ndeshje maksimumin e tyre, kemi fituar bashkë gjithsej 11 ndeshje nga po aç lojë të zhvilluara në kampionat dhe të gjitha me rezultat bindës.

Nga katër ndeshje të zhvilluara në kupat evropiane kemi fituar tri nga to duke dëshmuar lojëra të nivelit të lartë, para këtyre vajzave në palestren e Qytetit ne Istog janë dorëzuar edhe skuadra nga vendet me hendbollin prej me të zhvilluara në Evropë, për të gjitha këto me meritoret janë hendbollistet që dhanë gjithçka nga vetja deri në sekondin e fundit të çdo ndeshje, andaj unë si trajner i tyre ndihem shumë krenar dhe i përgëzoj për gjithçka qe bën për klubin ton.

Padyshim janë këto momentet me të mira në karrierë për ne, gjithashtu ndihem shumë krenar për hendbollistet e reja të Istogut dhe trajnerin e tyre që gjithashtu e kanë mbyllur sezonin pa humbje, duke dëshmuar superiotitetin e skuadrës sonë dhe të ardhmen e sigurt te Istogut.

Ju faleminderit, bordit të klubit drejtoreshës znj. Marigona Ukaj për besimin e dhënë, faleminderit bashkëpunëtorëve, donatorëve, sponzorëve, bashkëqytetarëve, bashkatdhetarëve, institucione te nivelit lokal dhe qendror, FHK-së dhe mediave, mirë u pafshim në sfidat e radhës”, ka shkruar Shala në profilin e tij të facebookut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat