Aziz Makiqi flet për shëndetin e tij, sulmon keq hendbollin: Kosovës ju ka dashtë 10-15 vite mi dal në shesh rrenat

Hendboll

Aziz Makiqi flet për shëndetin e tij, sulmon keq hendbollin: Kosovës ju ka dashtë 10-15 vite mi dal në shesh rrenat

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 14:54
Aziz Makiqi flet për shëndetin e tij, sulmon keq hendbollin: Kosovës ju ka dashtë 10-15 vite mi dal në shesh rrenat

 Aziz Makiqi shfaqet sërish në skenë!

Makiqi është hendbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, kështu vlerësohet nga shumica e opinionit të hendbollit të Kosovës! 

Ish lojtari i Gjeneratës së artë të viteve të 70-ta dhe të 80-ta, të KH Trepçës nga Mitrovica, Borcit nga Ferizaj (tash KH Kastrioti), Proleter Naftagasit nga Zrenjani i Vojvodinës, Umag nga Kroacia, një kohë ka luajtur edhe në Bundesliga I dhe ish reprezentues i ish Jugosllavisë, që aktualisht jeton e vepron në Kroaci, flet për shëndetin e tij dhe në anën tjetër sulmon keq hendbollin e Kosovës. 

Image

“Bota sot”: Aziz, si po jetoni në kohën e koronës?
Aziz Makiqi:
Sa i përket problemeve me shëndet, mirë jam dhe s’kam kurrfarë problemi. Sa i përket anës me virus, edhe pse jam në grupin e parë të rrezikshmërisë, po i përmbahem masave që po kërkon shtabi i sigurimit. Që nga pranvera nuk jam dal prej shtëpisë, plot 87 ditë. 

Vera ka qenë më e sigurt dhe kemi pas një numër të vogël të infektuar, nuk ka pas kurrfarë masa, edhe pse kam pas mysafirë prapë pa maskë nuk kam qenë as me djalin e as me nipa. 

Tani e 50 ditë dal veç deri në oborr, në ditë i kemi 4000 te infektuar dhe 80 të vdekur. 

Çdo 3 a 4 ditë me kontaktojnë prej klinkës me përcjell situatën time dhe haptas me ka thënë profesoresha që me përcjell gjendjen se nëse me kap, pasi e kam imunitetin e dobët, nuk do t’i qëndroj 2 ditë! 

Atëherë çka të bëj, pos ruaju, ruaju, ruaju. Ai qe nuk e don veten nuk e do askënd. Një apel popullit: Ruajeni, ruajeni, se kjo nuk është hajgare, lutem që të kalon sa më shpejt.

“Bota sot”: Çka mendoni për këto rezultatet e fundit në hendbollin e Kosovës?
Aziz Makiqi:
Kosovës ju ka dashtë 10-15 vite mi dal në shesh rrenat dhe tradhtia në hendbollin e Kosovës dhe ja ku jemi në hendbollin Evropian (a jo rren e FHK-së dhe strategëve të Kosovës, se jemi diku 20-30 në renditjen e Evropës), jemi në fund të fundit edhe pak më larg.

Këto rezultate janë normale dhe reale që do të thotë se jemi askushi, ku po del rezultati i demagogjisë së FHK-së, atyre nuk ju intereson as puna as rezultati, kryesore është që ata të janë në krye dhe të vendosin, por ju kanë ndihmu ekipet kundërshtare të cilët në fillim e kanë bë rezultatin plus 6 a 7 gola dallim dhe i kanë shti në lojë lojtarët e rinj që të marrin eksperiencë, a ndeshja u krye prapë 5 a 6 diferencë.

Këto rezultate i kanë shfrytëzuar idiotët e hendbollit me deklarata në shtyp se: "Mirë jemi përgatitë dhe kemi luftuar pa kursim, kemi pas disa gabime dhe në të ardhmen do t’i përmirësojmë", mund ndodh për nja 100 vjet a bën vaki as atëherë. 

Ja dëshmitë, në ndeshjet me Gjermaninë apo me Suedinë me shtrënguar mbrojtjen në maksimum, nuk kishim mi shënuar 3 gola.

“Bota sot”: Si e sheh angazhimin e lojtarëve?
Aziz Makiqi:
Po me dhimbet rinia e Kosovës, të cilët po ja fillojnë në shkollë fillore dhe po e kryejnë karrierën prapë në shkollë fillore, pa i mësuar as 50% të alfabetit të hendbollit. Faj kryesor është në FHK dhe ju në media. Po lexoj dhe dëgjoj turlifarë tituj në mediat e Kosovës, si për shembull profesor, strateg, e shumë budallaqe tjera.

Në bazë të juve si pe quani Gjeneratë e Artë, kanë qenë mbi 100 lojtar, ndërsa unë haptas po them se në Mitrovicë kanë qenë 5 a 6 që kanë luajtur dhe 6 a 7 që kanë luajtur 5 minuta në ligën e parë të ish Yu. 
Në Ferizaj mund të ndodhë me pas pak më shumë, domethënë 7 a 8 që kanë luajt dhe 5 a 6 që kanë qenë në ekip, 2 a 3 të qyteteve tjera, po flasim për shqiptarët. 

Çudi prej tyre asnjë sot nuk është në hendbollin e Kosovës.  

Por ja një detyrë për media, gjejeni një që është në hendbollin e Kosovës, që si lojtar apo trajner ka pas bashkëpunim me ndonjë trajner të njohur, një muaj a jo më shumë. Unë nuk e kam të qartë qysh u bën strateg dhe ku është ajo që e kanë punuar. 

Marria tjetër është sekretari i FHK-së në TV 21 minuta bën analizën profesionale të ndeshjes të posa luajtur, sa e di unë ai është person administrativ me zyrë në federatë, vendi i punës, që s’ka të bëj kurrgjë me dije në hendboll, me falni se në FHK dihet kush çka ka të drejt.  

Licencat që i ndan FHK apo IHF në Kosovë janë një lloj seminari, kush të merr pjesë e merr edhe licencën  pa kurrfarë provimi apo testimi domethënë kush është i dëgjueshëm, pejngameri e regjistron dhe fiton licencën. 
A, rezultati po del në shesh dhe po duket se në 20 vitet e fundit nga Kosova nuk ka dal asnjë lojtar. 

Shpesh herë po pyes vetveten qysh po kanë guxim me dal në opinion me folur, me u lavdëru vetveten. 

Një fjalë popullore thotë: I mençuri ja lëshon rrugën budallës por në fund “budallët” po sundojnë. Lutem që nuk është vonë për hendbollin e Kosovës.

“Bota sot”: Kujt i konvenon kjo gjendje në hendbollin e Kosovës?

Aziz Makiqi: Kjo situatë i konvenon 2 a 3 personave në FHK, që të bëjnë çka të dojnë si me qenë pronë private. Të gjithëve atyre që në jetë normale nuk kanë qenë askushi e tash po dojnë mu bë dikushi, nëse ka nevojë me bë edhe tradhti ndaj Kosovës që as serbët nuk e kanë bë. E kanë ndërruar historinë e hendbollit të Kosovës, po shtypin libra për histori të rrejshme xhirojnë filma ku akterët kryesor janë ata vet e shumë të tjera.

Kush janë ata, në kohë kur është luajtur hendbolli mund ndodhë kanë mundur diqysh me hy në halle të sportit me shiku ndonjë ndeshje. 

Sot ata vendosin për çdo gjë në hendboll, për shembull kush ka me qenë përzgjedhës kur ta vendosin e gjen një idiot nga Kroacia që nuk ka lidhje me hendboll si këshilltar. 

O idiota "njeriut të mençëm nuk i duhet këshilltari a budalla nuk din me shfrytëzu" . Të femrat e caktojnë përzgjedhësin të nesërmen edhe 2 a 3 ditë rresht bëjnë presion kush kanë me qenë ndihmësit e tij edhe ky pranon.  

Pse pranojnë në këto marifetlleqe të personave të FHK-së , kryesore që ata t’i qesin në facebook se janë selektor a në fakt ata nuk din kurrgjë, nuk ka lidhje me hendboll por dëgjojnë mirë edhe kur të caktohen emrat kush ka me luajt prapë dëgjojnë. 

Nuk e di, a ka shtet në Kosovë për 12 vite që nuk ka ardhë në Kosovë, asnjë shtet të luaj lojë miqësore ku kishte qenë një promovim i madh për Kosovën, a më shumë për lojtar me eksperiencë. 

Një informatë e madhe prej meje për strategët e Kosovës: për përparim maksimal, një lojtar duhet mi luajtur 45 deri 50 ndeshje të forta për 2 vjet. Për fat të mirë për mu dhe gjeneratën time me 20 e 21 vjet i kemi pas rreth 72 ndeshje, mbi 50 me ekipet e ligës së par të ish Yu. A i bindëm jam se lojtarët Kosovë nuk i kanë 20 ndeshje miqësore për 5 vite.

Nesër do të lexoni: Çfarë thotë Aziz Makiqi për trajnerin e Besa Famgas nga Peja, spanjollin Javier Cabanas, që e udhëhoqi Kosovën në dy ndeshje?  Për çfarë e përmend ish selektorin Ferki Nicin dhe të ndjerin Basri Tupellën (ish hendbollistin e shkëlqyeshëm të gjeneratës së artë dhe çfarë thotë për zgjedhjet e reja në FHK? Makiqi tregon edhe një detaj për Fahredin Hashanin?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat