Bordi i FHK-së reagon ashpër për sjelljen antiKosovë dhe antishqiptare në Banjallukë 

Hendboll

Bordi i FHK-së reagon ashpër për sjelljen antiKosovë dhe antishqiptare në Banjallukë 

Nga: K.G. Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 16:48
Bordi i FHK-së reagon ashpër për sjelljen antiKosovë dhe antishiptare në Banjallukë 

Federata e Hendbollit të Kosovës reagon për zhvillimet e fundit në Banjallukë, me ndeshjen e zhvilluar në Banjallukës mes Borcit dhe kampionit të Kosovës, Besa Famgas nga Peja (meshkujt), në kuadër të ndeshjes së dytë të rrethit të tretë të Kupës së Evropës në hendboll.  Klubi serb ka provokuar me flamuj dhe me shkresa

“Kosovo je Serbije”, që do të thotë në shqip Kosova ësthë

“Bordi i FHK-së reagon ashpër për sjelljen antikosovare dhe antishqiptare në Banjallukë, me rastin e ndeshjes së kthimit të raundit të tretë të Kupës Evropiane në mes të klubit Borac nga Banjalluka dhe klubit tonë, KH Besa Famgas, të zhvilluar më 19 dhjetor 2020.

Një ndeshje sportive e cila do të duhej te ishte në funksion të zhvillimit të marrëdhënieve të mira mes klubeve, dërgimin e mesazhit të paqes dhe frymës sportive, u shndërrua në arenë të shprehjes të nacionalizmit dhe mosdurimit etnik.

Ndonëse provokimet kanë ndodhur jashtë palestrës ku është luajtur ndeshja, megjithatë nikoqiri dhe vet komuna e Banjallukës është dashur paraprakisht të ndërtojnë frymë tolerante.

Zyra e FHK-së ka reaguar me kohë, para ndeshjes dhe pas ndeshjes duke e informuar EHF-në (përgjegjësin e garave) me atë që po ndodhte në Banjallukë.

Nga ana tjetër ekipi i Borac nga Banjalluka, gjatë qëndrimit në Pejë, ka qenë miqësisht i pritur. Ekipit dhe as një individi nuk i ka munguar asgjë, përkundrazi është pritur në mënyrë miqësore e sportive.

Bordi i FHK-së uron që ngjarje të tilla dhe reaksione të kësaj natyre të ketë sa më pak në arenat sportive evropiane.

Bordi i FHK-së shprehet i vullnetshëm që të vazhdoj të ndërtojë relacione tolerante dhe sportive midis lojtarëve dhe lojtareve si dhe udhëheqjeve të klubeve, pavarësisht prej nga vijnë ato”, shkruan në reagimin e FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat