Makiqi: Nici me tha, Maki ke të drejt por këtu në Kosovë jo! Jam çuditë shumë me trajnerin e Besës

Hendboll

Makiqi: Nici me tha, Maki ke të drejt por këtu në Kosovë jo! Jam çuditë shumë me trajnerin e Besës

Nga: Kemajl Goca Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 12:23
Makiqi: Nici me tha, Maki ke të drejt por këtu në Kosovë jo! Jam çuditë shumë me trajnerin e Besës

Legjenda e hendbollit të Kosovës, Aziz Makiqi, komenton edhe trajnerin e Besa Famgas nga Peja, Javier Cabanas, i cili e ka drejtuar Kombëtaren e Kosovës në kualifikueset e “Euro 2022”. 

“Bota sot”: Si e komentoni që trajneri i Besës e udhëhoqi Kosovën për dy ndeshje?
Aziz Makiqi:
 Jam çuditë shumë edhe pse direkt nuk e njoh trajnerin, si lojtar dhe trajner me renome të madhe (i ka lejuar vetes 4-5 ditë para ndeshjes, plus dikush tjetër që nuk është në Kosovë me të caktuar formacionin) me pranu me udhëheq, për mu është e pamundshme. 

Në hendbollin e Kosovës kurrgjë nuk është e çuditshme. 

Rezultati është  i njëjtë, por për çudi edhe deklarata si para 5 ditësh, 1 muaj, një viti apo 5 vitesh: “Mirë kemi luajt, kemi luftu si luan, kemi pas disa gabime të cilat do t’i përmirësojmë, një ditë apo ma para kurrë”. Kjo shqip i kish ra, operacioni ka pas sukses, pacienti ka vdekur. 

Deri kur do të na shesin mjegull, bile t’i ishte me ngjyra. Para  3 a 4 vitesh në kafe me zotëri Hashani, në atë kohë, ishte anëtar i shtabit profesional, me tha se çdo emërim përzgjedhës apo diçka tjetër, që Izeti ja jep zoj. Bajçinovci (kryetarja e shtabit prof.) na duhet me aprovu. Merreni me mend si dhe çka punohet në FHK, çka të thuash pos marri për këta persona a dëmi astronomik për hendbollin e Kosovës. Edhe një herë po pyes deri kur? 

Për financa nuk po flas, kemi disa të dhëna por nuk janë të sigurta, janë duke hulumtu, gjithashtu edhe ka po shkojnë të ardhnat e sponzorëve, do te dalin edhe ato jashtë por duhet kohë.

“Bota sot”: Për fund? 
Aziz Makiqi:
Edhe përpara kam shkru për këtë situatë, i bindur jam se nuk ka shans kryetari dhe sekretari me u ndërruar, se ndërrojnë ata vetveten. FHK është pronë private e tyre ose trofe lufte. Ata veç i kanë siguruar votat në tërë Kosovën prej delegatëve nëpër qytete që kurrgjë nuk punojnë për të mirën e hendbollit, e vetmja që dijnë mi hi dikujt në b...  Këtë e kam shiju unë në Mitrovicë në një ndeje me ishin hendbollistët e Trepçës.

Merreni me mend, në pyetje se kush e udhëheq ndeshjen selektori apo trajneri (të cilin e ka caktu selektori në atë detyrë), unë iu thash se selektori është Zot dhe bën çka të don dhe ai përgjigjet për rezultat, një strateg i madh i Kosovës, tha jo trajneri e udhëheq dhe vendos qysh të luhet, merrni me mend, 12 veta kanë qenë për trajner a vetëm një, Ferki Nici, tha: Maki ke të drejt por këtu në Kosovë jo.

Prej asaj nate as kafe nuk kam pi me shumicën a disa më vonë në telefon mu arsyetuan, se nuk kemi si t’ja bëjmë sepse duhet të jetojmë këtu.

Çka me thënë e mos me kajt, e njëjta gjë është edhe në FHK.  Me falni ju në Komitetin Olimpik, derisa nuk vdes dikush në KOK, ky me shku në vend të tij, ai do ti maltretoi dhe shkatërron FHK-në.

Do të jetojmë, të presim kur në Kosovë të ndërrohet diçka për të mirën e popullit. Edhe një fjalë e popullit thotë:  "mundeni me bë qysh te doni por jo edhe sa të doni". I ndjeri Basri Tupella shpesh herë e ka përdorë një fjali: "kah mëngjesi të mërdhihen këmbët”.  (fund)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat