Ferizaj e Shqiponja fitojnë si mysafirë

Hendboll

Ferizaj e Shqiponja fitojnë si mysafirë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 23:47
Ferizaj e Shqiponja fitojnë si mysafirë

Të shtunën u luajtën dy ndeshje të javës së 13-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Kampioni aktual, Ferizaj nuk lejoi befasi në ndeshjen në Gjilan. E mposhti Dritën me rezultat 40:23. Pas kësaj fitore Ferizaj renditet në vend të katërt me 18 pikë. Drita është e dhjeta me 4 pikë.

Si mysafire fitoi edhe Shqiponja e Gjakovës.

Ajo e mposhti skuadrën deçanase Jusuf Gërvalla me rezultat 35:19. Shqiponja është e gjashta me 14 pikë, kurse Jusuf Gërvalla mban vendin e tetë me 10 pikë.
Ndeshjet tjera janë të dielën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat