KH Çair në final 4, do të luftojë për trofeun e kupës!

Hendboll

KH Çair në final 4, do të luftojë për trofeun e kupës!

Më: 7 mars 2021 Në ora: 21:52
KH Çair në final 4, do të luftojë për trofeun e kupës!

Klubi i hendbollit për femra “Çair” ka shënuar edhe një sukses të madh, shkruan News-TV.

Hendbollistet shqiptare kanë siguruar pjesëmarrjen në F4 ose në turneu përfundimtar të kupës së Maqedonisë, pas triumift kundër Gjorçe Petrov me rezultat 27:29, si mysafire.

Trajneri i klubit, Basri Latifi është shprehur shumë i kënaqur me suksesin e fundit.

“Me të vërtetë nuk jemi shumë edhe të vetëdijshëm për suksesin e aritur per shumë kohë të shkurtër.

Vitin e parë në Superligë, plasman në Europë, konkurrent për kampion dhe tani edhe pjesë e Final 4 në garën e Kupës.

Klubi ka nevojë për përkrahje dhe ne vetem jemi duke përmbushur fjalën e dhënë, do të jemi kampion! Urime dhe suksese! Forca Çairi!”, ka shkruar trajneri Basri Latifi në facebookun e tij.

Përveç Çairit, në turneun final janë kualifikuar edhe Kumanovo, Vardari dhe Metalurg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat