Fatmir, ‘a po ta rrok’?

Hendboll

Fatmir, ‘a po ta rrok’?

Nga: Kemajl Goca Më: 10 mars 2021 Në ora: 13:53
Fatmir, ‘a po ta rrok’?

Gjatë seancave stërvitore nganjëherë shkrep edhe ndonjë foto e bukur apo që ka domethënie. 

Gjatë një seance stërvitore të Kombëtares së Kosovës, aparati i Shpend Ahmetit, i zuri si në pozicion të përsosur selektorin e Kosovës në hendboll (meshkujt), Bujar Qerimi dhe ndihmësin e tij, Fatmir Muhaxheri. 

Siç shihet në foto, Qerimi ka një planin zbatues të tij, sigurisht se e ka udhëzuar Muhaxherin që të kryejë ndonjë detyrë.

Ose siç përdoret në popull ajo shprehja e famshme: A po ta rrok? Sigurisht edhe Qerimi i ka thënë në një formë: Fatmir, a po ta rrok”?

Kështu është kur paparaci i Shpend Ahmetit i zë në pozicion mat Qerimi – Muhaxheri, të cilët sonte me kombëtaren e Kosovës ndeshen me Rumaninë, në kuadër të grupit 8 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022. Ndeshja luhet në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat