Reprezentuesi i Kosovës: Para 6-7 vitesh Rumania na shkelte, por tash... 

Hendboll

Reprezentuesi i Kosovës: Para 6-7 vitesh Rumania na shkelte, por tash... 

Nga: K.G. Më: 11 mars 2021 Në ora: 13:37
Reprezentuesi i Kosovës: Para 6-7 vitesh Rumania na shkelte, por tash... 

Hendbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Dedaj, vlerëson lartë barazimin me rezultat 23:23 me Rumaninë, në takimin e vlefshëm të grupit të 8-të të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022.

“Para 6-7 vitesh Rumania na shkelte, ndërsa tani jemi bërë Kombëtare e fortë.

Të gjithë kemi luajtur në nivel të lartë, kemi dhënë maksimumin. 

Kam thënë gjithmonë se në Kosovë nuk i frikësohemi askujt.

Këtë energji e marrim me vete në Rumani, shpresoj. Nëse luajmë si në pjesën e dytë mund të arrijmë rezultat të mirë", ka thënë kapiteni Dedaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat