Tadiq, flladitu, mos u dridh për Kosovë!

Hendboll

Tadiq, flladitu, mos u dridh për Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 mars 2021 Në ora: 21:39
Tadiq, flladitu, mos u dridh për Kosovë!

Kur përmendet emri Kosovë, serbët dridhen sikur me iu ra bomba atomike! Kur Kosova fiton, serbët shashtrisen! Kur Kosova mund një superfuqi botërore, serbët bëhen tokë dhe dehen pa pi fare sikur ngjau dje me një farë trajneri serb, Gheorghe Tadiqi.

Kosova e mposhti me rezultat 30:25 Rumaninë, në kuadër të grupit 8 të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2022 në hendboll (meshkujt).

Tadiqi gati u çmend dhe si i dehur e tha një deklaratë: "Komuna e Kosovës na mundi... Është si të luash një komunë në vendin tonë me një ekip nga Bukureshti"

Gheorghe Tadiqi (68 vjeç), trajner i ekipit të femrave HC Zalau, kritikoi performancën e ekipit kombëtar të hendbollit për meshkuj të Rumanisë dhe as vet nuk e di se çfarë tha!

“Poshtërimi apo turpi. Komuna e Kosovës na mundi”, - ka thënë ky trajner faqezi, thuajse dridhej sikur pula pa kokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat