Kosova në grup me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron

Hendboll

Kosova në grup me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron

Më: 17 mars 2021 Në ora: 11:27
Kosova në grup me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron

Kombëtarja e hendbollisteve mësoi kundërtshtarët në kualifikimet e ardhshme për Evropian!

Hendbollistet e Kombëtares së Kosovës sot udhëtojnë për në Austri ku të premten e të shtunën i luajnë ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2021.

Por sot hendbollistet kanë mësuar edhe kundërshtaret e fazës së parë kualifikuese për Evropianin 2022.

Kosova do të garoj në Grupi A së bashku me Portugalinë, Luksemburgun e Qipron.

Kosova për short ishte në vazon e dytë. Gjithsej në fazën e parë kualifikuese marrin pjesë 11 ekipe kombëtare të hendbollisteve që janë ndarë në tri grupe. Fituesi i grupit avancon në kualifikimet e rregullta dhe ky natyrisht mbetet synim i vajzave tona.

Ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Euro 2022 do të zhvillohen prej 31 majit deri më 6 qershor. Ndërsa kualifikimet e rregullta fillojnë në tetor të këtij viti.

Ndeshjet e grupit të Kosovës pritet të luhen në Portugali.

Euro 2022 mbahet në Slloveni, Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi në dhjetor të vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat