Kosova para sfidës me Austrinë

Hendboll

Kosova para sfidës me Austrinë

Nga: K.G. Më: 18 mars 2021 Në ora: 23:21
Kosova para sfidës me Austrinë

Kombëtarja e Kosovës është përgatitur maksimalisht për t’u ballafaquar me Austrinë, e cila do të zhvillohet nesër mbrëma (18.10), në kuadër të grupit 4 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll (femrat). Ndeshja luhet në BSFZ Suedstadt të Austrisë.

Kosova me gjithë mungesa të mëdha që ka, zotohet për një paraqitje sa më të mirë ndaj austriakeve. 
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Agron Shabani, me ndihmësin e tij, Faruk Shala, do të mundohen të startojnë me përbërjen më të mirë. Kosova është në grup me austriaket dhe Italinë. 

Është grup mjaft i fortë dhe Kosova synon të befasojë për të mirë. 

Brenda kampit të Kombëtares tonë, janë të matur, kur kihet parasysh  që kanë mungesa të mëdha, që nga lojtarja Leonora Demaj etj.

“Me ardhjen e Mirela Gjikokajt grupi aktual është kompletuar, por kemi mungesa shumë të rëndësishme.

Ndeshjet me Austrinë dhe Italinë u takojnë eliminatoreve për Botërorin 2021”, njofton mes të tjera FHK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat