Zvicra përballet me maqedonët

Hendboll

Zvicra përballet me maqedonët

Më: 25 prill 2021 Në ora: 17:22
Zvicra përballet me maqedonët

Përfaqësuesja e Maqedonisë në hendboll, në konkurencën e meshkujve, të hënën nis përgatitjet për dy sfidat e fundit eliminatore, të vlevshme për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Stërvitjet do të zhvillohen në palestrën sportive “Jane Sandanski”, pasi që palestra “Boris Trajkovski” është shëndrruar në qendër të vaksinimit për “Covid 19”.

Hendbollistët do të stërviten në Shkup deri të ditën e martë, kur pasdite do të nisen për në Finlandë, ndërsa më 2 maj, në Shkup, Maqedonia do të përballet me Zvicrën.

Do të kërkohet fitore edhe në këto dy përballje, me qëlim që Maqedonia të ndalet në vendin e dytë, e cila siguron kualifikimin në Kampionatn Evropian. Kujtojmë se Maqedonia ka shënuar 3 fitore dhe një humbje, duke arkëtuar 6 pikë, sa edhe lideri i grupit, kombëtarja e Danimarkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat