Parduzi ka formulën për Istogun

Hendboll

Parduzi ka formulën për Istogun

Më: 11 maj 2021 Në ora: 11:20
Parduzi ka formulën për Istogun

Te KHF Vushtrria po mobilizohen për ndeshjen e dytë finale të plejofit ndaj Istogut. Finalja e dytë është sot nga ora 17:00 në palestrën "Jeton Tërstena - Tota" në Vushtrri.

Finalen e parë e ka fituar Istogu, por vushtrriasit synojnë të barazojnë serinë finale. Trajneri Arben Parduzi ka vlerësuar ekipin e Istogut.

“Pres një lojë të fortë nga të dy ekipet, në veçanti një lojë më të mirë nga ekipi im, Vushtrria.

Jemi të vetëdijshëm që kemi të bëjmë me një ekip mjaft cilësor. Do ta respektojmë kundërshtarin, por do të japim maksimumin që nesër të dalim fitues dhe të kërkojmë që në lojën e tretë, me pak fat, t’ia dalim dhe të bëhemi kampion. Loja e së martës ka rëndësi shumë të madhe për ekipin e Vushtrrisë”, ka thënë trajneri i vushtrriaseve, Arben Parduzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat