KHF Istogu sulmon shoqatën: Gjyqtarët qëllimisht na dëmtuan, do të tërhiqem nga garat 

Hendboll

KHF Istogu sulmon shoqatën: Gjyqtarët qëllimisht na dëmtuan, do të tërhiqem nga garat 

Nga: K.G. Më: 15 maj 2021 Në ora: 22:46
KHF Istogu sulmon shoqatën: Gjyqtarët qëllimisht na dëmtuan, do të tërhiqem nga garat 

Klubi i hendbollit Istogu (femrat) sot pësoi humbje me rezultat 22:21 nga Vushtrria, në finalen e tretë të play-off-it të Superligës së Kosovës.

Vushtrria shpallet kampione! KHF Istogu akuzon rëndën Shoqatën e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës dhe gjyqtarët, sipas tyre qëllimisht ia humbën titullin.  

“KHF Istogu humb ndeshjen finale nga Vushtrria.

Të dy ndeshjet KHF Istogu i ka humbur më skuadrën e Vushtrrisë si pasojë e referimit të qëllimshëm kundër skuadrës sonë të referëve të ndeshjes Ilir Bytyqi dhe Suart Kasapi ndërsa në ndeshjen e dytë Sherif Xhema dhe Besfort Jahaj. 

KHF Istogu ka paraqitur ankesë për dy ndeshjet ndaj skuadrës personave zyrtar, ne ndeshjet kundër Vushtrrisë. Dhe pret raportin e komisarit të garave.

KHF Istogu beson në shqyrtim të drejt të të dy ndeshjeve nga institucionet përkatëse të FHK- së. 

KHF Istogu pezullon të gjitha aktivitetet e saj deri në një vendim të radhës.

KHF Istogu për shkak të manipulimeve të disa personave brenda shoqatës së gjyqtarëve të hendbollit në dem të KHF Istogut për vite të tëra ka raporte tejet të këqija më pjesën më të madhe te tyre dhe kjo po i kushton Istogut ne vazhdimësi, andaj presim marrjen e masave adekuate, në të kundërtën Istogu nuk do të marr pjesë në Final4 dhe do të tërhiqet nga garat”, reagon KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat