A duhet njëlloj VAR-i në finalen e Kupës së Kosovës?

Hendboll

A duhet njëlloj VAR-i në finalen e Kupës së Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 19 maj 2021 Në ora: 13:20
A duhet njëlloj VAR-i në finalen e Kupës së Kosovës?

Shumë herë jemi dëshmitarë që klubet e hendbollit dalin jashtë kontrollit me gjyqtarët në ndeshjet gjysmëfinale dhe finale të play-off-it të Supeligës dhe po ashtu edhe të Kupës së Kosovës. 

A duhet njëlloj VAR-i në finalen e Kupës së Kosovës?

Kjo do të ishe gjëja më e mirë që të mendoj Federata e Hendbollit të Kosovës, të paktën t’i kanë 2 a 3 kamera, në rast të ndonjë kontestimit të madh siç ndodhi në finalen e tretë të play-off-it, mes Istogut dhe Vushtrrisë, sigurisht do të kryente shumë punë, nuk do të linte vend as për ankesa as për rebelim. 

Kjo metodë duhet të aplikohen sa më shpejt që është e mundur në hendboll, sepse gabime që ndodhën në vitet e fundit, kanë dëmtuar disa ekipe. Aplikimi i një lloj VAR-i do të ishte i mirë sepse nuk do t’i hyhet në hak asnjë ekipit, sidomos në ndeshjet finale.

Në finalen e fundit të femrave, Istogu dhe Vushtrria u ankuan në referim.

Nëse bie ndonjë gol kontestues, referohet ndonjë penallti kontestuese apo përjashtim 2 minuta i dyshimtë, ky lloj VAR-i do t’i ndihmonte shumë gjyqtarët në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat