Lirie Muhaxheri shpreson në rezultate të mira të Kombëtares së Kosovës, por e ka një brengë

Hendboll

Lirie Muhaxheri shpreson në rezultate të mira të Kombëtares së Kosovës, por e ka një brengë

Nga: Kemajl Goca Më: 1 qershor 2021 Në ora: 15:33
Lirie Muhaxheri

Ish hendbollistja më e mirë në Kosovë në periudhën e pasluftës, Lirie Muhaxheri, tha se të gjithë po presin nga hendbollistet e kombëtares së Kosovës, që të japin më të mirën në tri përballjet me Luksemburgun, Qipron dhe Portugalinë. 

Sipas saj, Kosova ka përparësinë e terrenit (në Prishtinë) dhe duhet ta shfrytëzojë në maksimum që të arrijë e para në grupin 1 të parakualifikueseve për Kampionatin Evropian.

“Vashave tona iu duhet përkrahja maksimale para këtyre ndeshjeve. Iu duhet motiv shtesë. 

Ato duhet të angazhohen maksimalisht sepse e bartin fanellën e shtetit dhe kualifikimi do të ishte jashtëzakonisht lajmi më i mirë për gjithë komunitetin e hendbollit.

Fakti që me brengos më së shumti është gjatësia, kemi lojtare të shkurtra 168-170 centimetra. 

Nuk kemi qendra të gjata, kjo do të thotë shumë në lojën e hendbollit. Besoj se me këto që i kemi, me një angazhim të madh do të arrijmë rezultate sa më të mira”, tha Muhaxheri për gazetën kombëtare Bota sor”. 

Muhaxheri ka qenë hendbolliste shumëvjeçare e Kastriotit nga Ferizaj dhe e Vushtrrisë, duke fituar tituj të shumtë po ashtu ka qenë edhe reprezentuese e Kosovës.

“Të gjitha lojtaret duhet të japin maksimumin. Secila lojtare duhet ta merr përgjegjësinë, të kemi sa më pak topa të humbur dhe me një mbrojtje mirë të organizuar, shpresoj se nuk do të mungoj suksesi”, përfundon Muhaxheri. 

Me 3 qershor zhvillohet ndeshja e parë mes Kosovës dhe Qipros (19.30).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat