Eshref Babatinca - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Hendboll

Eshref Babatinca - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 qershor 2021 Në ora: 19:02
Eshref Babatinca - lojtar i dalluar në Gjeneratën e Republikës 

Fusha e Dumnicës ka qenë arenë sportive në vitet e 90-ta (1991-1999), aty ku klubi i hendbollit Llapi nga Podujeva, i ka zhvilluar ndeshjet si vendas në kuadër të Republikës së Kosovës dhe vazhdimisht ishin të kërcënuar nga regjimi serb.   

Eshref Babatinca i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër hendbollistët më të disiplinuar të asaj kohe. 

Batatinca ka luajtur me sukses në pozitën beku i majtë dhe për ekipin e Llapit, skuadër e cila ishte shembull për organizim në vitet e 90-ta. 

Batatinca me shumë shokë zhvilluan garat me krenari në Kampionatin e Kosovës, duke iu kundërvu regjimit serb.

Ai dha kontribut aq sa kishte mundësi në shërbim të hendbollit dhe sportit në Kosovë.

Batatinca ka qenë ndër hendbollistët më të mirë në vitet e 90-ta, po ashtu ka luajtur me sukses edhe në vitet e pasluftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat