Hendbollistet tona në aktivitetin e EHF-së

Hendboll

Hendbollistet tona në aktivitetin e EHF-së

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 11:32
Hendbollistet tona në aktivitetin e EHF-së

Dy prej hendbollisteve të Kombëtares U19 të Kosovës, Selvije Mullakadrija dhe Natalia Milatoviq, të premten morën pjesë në një aktivitet që Federata Evropiane e Hendbollit e organizoi në kuadër të Evropianit të Divizionit B që po mbahet në Shkup.

Në aktivitetin “Respect Your Talent” (Respekto Talentin Tënd) morën pjesë lojtaret e ekipeve kombëtare që janë shpallur më të mirat e ndeshjeve. Aktiviteti ishte i frymës argëtuese dhe kishte të bënte me hendbollin. Pjesë e tij ishte ish-hendbollistja e njohur gjermane, Anja Althaus, që ka luajtur 243 ndeshje për Gjermaninë.

Edhe Diellza Istrefi është dashur të jetë pjesë e aktivitetit, por ajo të premten është kthyer në Norvegji për shkak të obligimeve që ka.

Kosovës U19 i kanë mbetur edhe dy ndeshje për plasman në Evropianin e Divizionit B. Të shtunën prej orës 12:30, vajzat tona takohen me Islandën. Synimi është për të dhënë më të mirën në kërkim të rezultatit pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat