KHF Istogu planifikon përforcime dhe largime

Hendboll

KHF Istogu planifikon përforcime dhe largime

Nga: Kemajl Goca Më: 22 korrik 2021 Në ora: 18:09
KHF Istogu planifikon përforcime dhe largime

Fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu, aktualisht nënkampione, pretendon që të jetë edhe më e fortë për edicionin e ri. 

Klubi më i organizuar në Kosovë në hendboll, në konkurrencën e femrave, ka planet e saja.

Flitet e përflitet se KHF Istogu planifikon përforcime nga jashtë por edhe disa lojtare do të largohen jo vetëm si tepricë por edhe që nuk e kanë arsyetuar veten në fushën e lojës.

Flitet se edhe disa lojtare si përforcime nga jashtë mund të largohen.

Kryetrajneri Faruk Shala synon të ndërtojë një ekip edhe më të fuqishëm, sidomos për garat evropiane, ku do të ndeshen me KA/Por nga Islanda. Synimi i Istogut është që të shkojnë sa më lartë në European Cup.

Disa lojtare kanë vazhduar kontrata e disa priten të largohen, emra që janë të njohur për redaksinë, vetëm pritet klubi t’i zyrtarizojë, nëse nuk i bie pishman për ndonjë lojtare!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat