Giçeva rikthehet në Ferizaj

Hendboll

Giçeva rikthehet në Ferizaj

Nga: K.Goca Më: 4 gusht 2021 Në ora: 23:46
Giçeva rikthehet në Ferizaj

Pasi mori vendim për mos vazhdimin e kontratës me ekipin e Despinës, ish - përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, Meri Giçeva pranon ofertën nga ekipi Ferizaj.

“Giçeva është përforcim i ri i Ferizajt, anëtar i Superligës së Kosovës. Në sezonin e ri, ky klub përveç ligës vendore, do të luajë edhe në Kupën e Evropës.

Hendbollistja me përvojë, sezonin e kaluar ndihmoi Despinën për të arritur rezultate të mira në Superligën e Maqedonisë.

Në karrierën e saj, Giçeva ka luajtur për Kometal Gjorgje Petrov, Eurostandard Gjorgje Petrov, Kabran Ambalaja, Zito Prilep, Veria (Greqi), Cetate Deva (Rumani), Verona (Itali) dhe në ekipin e Vushtrrisë”, shkruan “24 rakomet.mk”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat