Istogu përforcohet me një lojtare cilësore

Hendboll

Istogu përforcohet me një lojtare cilësore

Nga: K.G. Më: 19 gusht 2021 Në ora: 13:29
Istogu përforcohet me një lojtare cilësore

Fituesja e Kupës së Kosovës, Istogu, është përforcuar me hendbollisten Anja Bojaniç. 

Bëhet fjalë për një lojtare cilësore dhe është përforcim i duhur edhe për garat ndërkombëtare.   

“Anja Bojaniç ka nënshkruar kontratë profesionale me Istogun.

Majtakja 18 vjeçare vjen në Istog nga skuadra e njohur malazeze dy herë kampioni i Evropës Buduçnosti nga Podgorica dhe është përforcimi i parë për këtë vit për skuadrën tonë.

Bojaniç do të bartë fanellën me numër 11, luan në pozitën e alos së djathtë, me Istogun  do të paraqitet ne Superligën e Kosovës dhe në EHF European Cup”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat