Selektori i Kosovës dhe FHK mburren me Suzanën, po i prezanton denjësisht në Francë 

Hendboll

Selektori i Kosovës dhe FHK mburren me Suzanën, po i prezanton denjësisht në Francë 

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2021 Në ora: 14:38
Selektori i Kosovës dhe FHK mburren me Suzanën, po i prezanton denjësisht në Francë 

Selektori i kombëtares së Kosovës, Agron Shabani dhe Federata e Hendbollit e Kosovës, po ndihen krenarë me hendbollisten e Kombëtares së Kosovës, e cila po luan në Ligën e Tretë të Francës, me ekipin Yutz.

FHK po mburret për faktin se është e vetmja lojtare nga vendi ynë që po luan në Ligën e Tretë të Francës, që po i prezanton denjësisht vlera e hendbollit të Kosovës.

Në fakt është lojtarja e parë në histori nga Kombëtarja e Kosovës që luan në këtë ligë dhe i bën të ndihen jashtëzakonisht mirë, sepse në këtë mjedis gjithnjë flitet se kjo vajzë është nga Tuzi i Malit të Zi por luan për Kosovën. Një pivote jashtëzakonisht e mirë, e cila me Istogun fitoi një titull dhe dy Kupa të Kosovës.  

Image

Shkrimi i FHK-së

Megjithatë selektori ka qenë në vend të ngjarjes dhe e ka një shqetësim, sepse Suzanës nuk i pasuan topa të mjaftueshëm, kështu ka deklaruar ditë me parë për faqen e FHK-së.

““Suzana Ujkiq debutoi suksesshëm, por pa gola. Mendoj që do të ketë vend të rëndësishëm në ekip. Bëhet fjalë për ligën e tretë, por është ekip i mirë. Nuk luajti tërë kohën, ndërsa nuk pati topa të mjaftueshëm.

Ende nuk e njohin ekipi, por besoj se do të bëj vend. Ajo është në planet tona, ndërsa shpresojmë se do ta rrit nivelin dhe do të marr përvojë te kjo skuadër”, ka thënë selektori Shabani për faqen e FHK-së.  

Një selektor që meriton komplimente e që mundohet të shkojë në çdo shtet të Evropës, të shoh formën e lojtareve që llogaritë për ndeshjet kualifikuese ndërkombëtare

Megjithatë, Suzana po shndërrohet krenari e hendbollit femëror të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat