Besa ndeshet me Prishtinën

Hendboll

Besa ndeshet me Prishtinën

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 11:16
Besa ndeshet me Prishtinën

Të mërkurën fillon edicioni i ri i garave në kampionatin e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Që në nismë janë disa ndeshje interesante në të cilat pritet të shfaqet hendboll i bukur.

Kampionia aktuale, Besa Famgas, mbrojtjen e titullit e nis ndaj Prishtinës. Ndeshja luhet në kryeqytet të enjten nga ora 19:00. Në edicionin e kaluar Prishtina ishte rivalja më e madhe e Besës.

Rivalitet pritet të ketë edhe në ndeshjen e dy skuadrave që kanë garuar në Evropë në javët e kaluara. Trepça e Vëllaznimi takohen të mërkurën nga ora 18:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Të mërkurën është edhe ndeshja Rahoveci – Deçani. Bëhet fjalë për dy skuadrat e promovuara nga Liga e Parë, por që janë organizuar për Superligë dhe i kanë synimet e tyre. Ndeshja në Rahovec fillon në ora 18:30 dhe pritet të jetë interesante.

Të enjten prej orës 19:00 është edhe ndeshja Drenica – Kastrioti, kurse takimi Zhegra – Llapi është shtyrë për javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat