Muratoviq, truri i lojës së Istogut: Kemi një ekip më shumë lojtare të reja

Hendboll

Muratoviq, truri i lojës së Istogut: Kemi një ekip më shumë lojtare të reja

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2021 Në ora: 14:02
Muratoviq, truri i lojës së Istogut: Kemi një ekip më shumë lojtare të reja

Po të mos ishte Esma Muratoviq Istogu do të humbte nga Prishtina! 

Istogu ka shënuar fitore falë fatit sportivë me rezultat 29:28 ndaj Prishtinës, në takimin e javës së dytë të Superligës së Kosovës.

Është e dhimbshme që Prishtina nuk mori pikë sepse e meritoi plotësisht dhe rezultati është i padrejtë, pasi që fati i madh ishte në anën e Istogut.

Më meritorja është hendbollistja Esma Muratoviq e cila shënoi 15 gola. 

Muratoviq është truri i lojës së Istogut, e cila shënoi më shumë se 50 për qind të gola dhe po mos të ishte ajo, Istogu do të pësonte fiasko. 

Fitore shumë e vështirë kundër Prishtinës, keni shënuar 15 gola, a mendoni se do jeni në formën më të mirë?

“Një ndeshje e vështirë që ne edhe e prisnim të ishte ashtu.

Ne kemi një ekip të re me shumë lojtare të reja dhe sinqerisht jam shumë krenare për ekipin tim.

Ndihem sikur jam në formë shumë të mirë dhe dua të vazhdoj me këtë ritëm”, thotë Muratoviq për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat