Vëllaznimi fiton me dy gola dallim

Hendboll

Vëllaznimi fiton me dy gola dallim

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 21:25
Vëllaznimi fiton me dy gola dallim

Ndeshje interesante dhe me rivalitet është luajtur të dielën mbrëma në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec. Janë takuar Rahoveci e Vëllaznimi, në kuadër të javës së tretë të Superligës së hendbollistëve.

Fitore me rezultat 33:31 ka shënuar Vëllaznimi i Gjakovës. Për Vëllaznimin është fitorja e parë. Për Rahovecin humbja e dytë.

Prej fillimit ndeshja ishte e barabartë. Në pjesën e parë epërsia ishte herë në njërën e herë në anën tjetër. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 16:15 për Vëllaznimin.

Lojë e barabartë vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Por në fund më të fokusuar ishin gjakovarët, ndërsa ndikoi edhe përvoja e Vëllaznimit në Superligë. Megjithatë rahovecasit kanë dhënë sinjale se janë skuadër serioze dhe me pretendime në Superligë.

Alban Haziri i shënoi 10 gola për Rahovecin, ndërsa 7 i kishte Besmir Kusari.

Florian Rexha ishte më efikasi te Vëllaznimi me 8 gola. 5 gola i shënoi Çlirim Rama.
Po të dielën, Llapi fitoi bindshëm, 36:27, ndaj Drenicës. Për Llapin është fitorja e tretë. Për Drenicën humbja e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat