Fitore minimale e Shqiponjës

Hendboll

Fitore minimale e Shqiponjës

Më: 9 tetor 2021 Në ora: 23:30
Fitore minimale e Shqiponjës

Shqiponja ka fituar me vetëm një gol diferencë ndeshjen ndaj skuadrës deçanase, Jusuf Gërvalla.

Shqiponja e Jusuf Gërvalla u përballën të shtunën në Gjakovë në kuadër të javës së katërt të Superligës së hendbollisteve. Skuadra gjakovare fitoi me 25:24. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:11 për Shqiponjën.

Në pjesën e dytë Shqiponja ishte vazhdimisht në epërsi, por deçanaset nuk u dorëzuan dhe barazuan rezultatin në 24:24 në fund.

Por në minutën e fundit Shqiponja realizoi gol për fitore. Argoneta Goqi e shënoi golin e fitores, ndërsa ishte edhe më efikasja me 8 gola. Elma Hoda shënoi 5 gola ndërsa nga 4 i kishin Shpresa Fazlija e Larisa Ferizaj.

Arjeta Imeraj realizoi 9 gola për Jusuf Gërvallën. Erjona Gecaj i kishte 5 gola, kurse Nurije Qekaj 4.

Për Shqiponjën ishte fitorja e tretë. Për Jusuf Gërvallën humbja e tretë.

Në Gjakovë u luajt edhe ndeshja mes Vëllaznimit dhe Ferizajt. Fitore shënuan ferizajaset me rezultat 43:33. Mirjeta Dinolli i kishte 10 gola për Ferizajn, ndërsa 9 i realizoi Mimoza Sefedini. Edona Radoniqi e Alba Bardhi ishin më efikaset te Vëllaznimi me nga 9 gola. 8 herë shënoi Bora Zejnullahu.

Istogu ka shënuar fitore të thellë dhe të pritur ndaj Ulpianës. 40:20 ishte rezultati për istogaset që kanë katër fitore tashmë. Anja Bojaniq shënoi 9 gola për Istogun.

Nga 7 i kishin Albina Rugova e Natalia Milatoviq. Te Ulpiana më efikasja ishte Alketa Baftiari me 5 gola.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat