Absurde, Fahredin Hashani nuk lejohet të futet në Bosnje dhe Hercegovinë, për shkaqe politike! 

Hendboll

Absurde, Fahredin Hashani nuk lejohet të futet në Bosnje dhe Hercegovinë, për shkaqe politike! 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2021 Në ora: 21:03
Absurde, Fahredin Hashani nuk lejohet të futet në Bosnje dhe Hercegovinë, për shkaqe politike! 

Vëzhguesi ndërkombëtar i hendbollit, Fahredin Hashani, nuk pajiset me vizë për t’u futur në Bosnje dhe Hercegovinë, siç thuhet për shkaqe të tensioneve politike.

Klubi boshnjak i hendbollit Izvixhaç, e ka njoftuar Hashanin, se pasi është ai nga Kosova, nuk është pajisur me vizë për shkaqe të sigurisë dhe tensioneve të fundit politike gjatë këtyre ditëve në një pjesë të Mitrovicës. 

Siç merret vesh, klubi boshnjak i ka thënë Hashanit, edhe sikur të pajisej me vizë nuk do të merrte përgjegjësinë për sigurinë e tij, për faktin se ai duhet të kalojë nëpër territorin e ashtuquajtur Republika Srpska. 

Hashani është i caktuar si vëzhgues për ndeshjen e Kupës së EHF-it mes Izvixhaç e Dukla Pragës, e cila zhvillohet me 16 tetor (20.00).

Hashani ka njoftuar zyrën e EHF-it në Vjenë për këto pengesa.

Kjo është absurde, pasi që Hashani ka qenë tri herë në të kaluarën në Bosnjë e Hercegovinë dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë pengesë të këtij nivelit. 

Ndërkaq, nesër pritet të dihet edhe për fatin e kampionit të Kosovës, Besa Famgas nga Peja, do të pajiset apo jo me viza për të udhëtuar në Banjallukë dhe zhvilluar takimin me Borcin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat