Besa Famgas ndeshet me ekipin serb! Hamëz Idrizi: Synojmë rezultat të mirë në Banjallukë 

Hendboll

Besa Famgas ndeshet me ekipin serb! Hamëz Idrizi: Synojmë rezultat të mirë në Banjallukë 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 tetor 2021 Në ora: 19:26
Hamëz Idrizi është në të majtë

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Besa Famgas nga Peja, është gati për sfidën e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll (meshkujt).

Pejanët nesër do t’i marrin vizat për të udhëtuar për në Bosnjë dhe Hercegovinë përkatësisht në qytetin e Banjallukës, ku ndeshen me ekipin serb Borcin.

Kryetari i klubit pejan, Hamëz Idrizi, prej punëtorëve më të dalluar që ka komuniteti i hendbollit tonë, tha se e presin me qetësi përballjen me klubin nga Banjalluka.  

“Nesër në orën 15.00 para hotelit ‘Dukagjini’, do të nisen lojtarët dhe stafi për me mbërri pasnesër në mëngjes, që të pushojmë dhe pasditen e të shtunës të zhvillojmë një stërvitje të lehtë”, thotë Idrizi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ndeshja mes Borcit dhe Besës Famgas luhet të dielën, në orën 18.00 në palestrën “Borik” në Banjallukë.

Edhe Besa edhe Borci kanë disa ndryshime në ekip. 

“Nuk jemi sikur kemi qenë vitin e kaluar, megjithatë jemi mirë. 

Jemi përgatitur sa ka pas mundësi trajneri Arben Muqolli.

Synojmë të dalim me rezultat sa më të mirë, që të kemi një qetësi për sfidën e kthimit në Pejë.

Edhe Borci është pak më ndryshe, e ka ripërtëri ekipin, kanë ekip të ri”, përfundon Idrizi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat