Dy ndeshjet shtyhen, tjerat luhen

Hendboll

Dy ndeshjet shtyhen, tjerat luhen

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 14:39
Dy ndeshjet shtyhen, tjerat luhen

Kampionati i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së gjashtë. Luhen katër prej gjashtë ndeshjeve.

Takimet Vushtrria – Ferizaj dhe Samadrexha – Prishtina zhvillohen më vonë për shkak të ndeshjeve evropiane që i kanë Ferizaj e Prishtina.

Të shtunën janë tri takime. Ndeshje e mirë luhet në Gjakovë nga ora 16:30 ku takohen Vëllaznimi e Jusuf Gërvalla.

Ndërkohë Kastrioti është favorit ndaj Dritës, në ndeshjen që luhet nga ora 18:00. Nga ora 18:00 takohen edhe Vjosa e Ulpiana.

Të dielën është ndeshja Shqiponja – Istogu (14:00). Mysafiret janë favorite.

Në Ligën e Parë në program është java e katërt. Të shtunën është ndeshja Prizreni – KEK-u (18:30), ndërsa të dielën janë dy takime: Llapusha – Trepça (13:00), Deçani – Dukagjini (12:00).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat