Selektori i Kosovës lavdëron mbrojtjen, por tregon ku çaluan 

Hendboll

Selektori i Kosovës lavdëron mbrojtjen, por tregon ku çaluan 

Nga: K.Goca Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 18:20
Selektori i Kosovës lavdëron mbrojtjen, por tregon ku çaluan 

Kombëtarja e Kosovës del duarthatë nga palestra e sportit në Eskishehir, duke pësuar humbje me rezultat 25:23 nga Turqia, në takimin e parë të Grupit 1 të kualifikueseve për Kampionatin Botëror në hendboll (meshkujt). 

Selektori i Kosovës, Bujar Qerimi, lavdëron mbrojtjen, por tregon ku çaluan 

“Me lojën në përgjithësi jam i kënaqur.

Lojtarët pak nga ngutësia pak dëshira e madhe për me shënuar gola sa më shpejtë, kanë qenë pengesa për me fituar. 

Në përgjithësi mbrojtja ka qenë jashtëzakonisht e mirë, sidomos në pjesën e dytë edhe në pjesa e parë. 

Pjesën e dytë e kemi pas rënie në disa momente në sulm nga dëshira e flaktë me kthyer rezultatin sa më shpejt, mirëpo këto janë pjesë të lojës. Tash kjo është e kryer, duhet të shkojmë përpara e të analizojmë vetveten  çka kemi bërë e për me përmirësuar veten në lojën me Belgjikën.

Këtë kampanjë njëjavore do të kërkojmë me çdo kusht dy pikë.  Besoj se kur hyjmë të dielën në lojë kundër Belgjikës do të jemi të përgatitur psikikisht edhe moralisht për t’i fituar dy pikë”, tha mes të tjera Qerimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat