Alberina operohet, KHF Istogu jep detajet

Hendboll

Alberina operohet, KHF Istogu jep detajet

Më: 4 nëntor 2021 Në ora: 17:29
Alberina operohet, KHF Istogu jep detajet

Alberina Halitaj, prej hendbollisteve më të mira në vendin tonë, është operuar me sukses.

Ajo shpreson që sa më shpejtë të kthehet dhe t’ju ndihmojë shoqeve në luftë për trofe.

“Operohet me sukses hendbollistja e Istogut Alberina Halitaj!

Si pasojë e dhimbjeve të vazhdueshme në shtyllën kurrizore ka qenë e pashmangshme ndërhyrja kirurgjike të cilën sot e kanë realizuar më sukses mjeket e spitalit Amerikan në Prishtinë.

KHF Istogu ka bartur gjithë koston e shpenzimeve të shërimit të hendbollistes tonë, e cila me Istogun kaloi karrierë te suksesshme, megjithatë pjesë e sportit janë edhe lëndimet edhe pse të pa dëshirueshme.

Shpresojmë që lëndimet të jenë pjesë e së kaluarës duke uruar shërim të lehtë dhe të shpejtë”, njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat