Në mesjavë ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës

Hendboll

Në mesjavë ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 19:51
Në mesjavë ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës

Në mesjavë luhen ndeshjet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës në hendboll. Ndeshjet e Kupës zhvillohen në të dy konkurrencat.

Prishtina – Llapi është prej ndeshjeve interesante te hendbollistët.

Kjo ndeshje luhet të enjten nga ora 17:00. Të enjten janë edhe ndeshjet Rahoveci – Drenica (19:30) dhe

Vëllaznimi – Prizreni (19:00). Ndërkohë të mërkurën luhen takimet: Trepça – Samadrexha (18:00), Kastrioti – Lepenci (18:00), Deçani – Drita (19:00).

Besa Famgas – Istogu dhe Zhegra – Ulpiana luhen më vonë.

Te hendbollistet ndeshjet e së mërkurës janë: Vushtrria – Trepça (18:00), Ferizaj – Ulpiana (16:30), Vëllaznimi – Kastrioti (17:00). Sot është takimi Samadexha – Vjosa (19:00), ndërsa takimet e së enjtes janë: Istogu – Dukagjini (16:00), Prishtina – Drita (19:00), Deçani – Jusuf Gërvalla (18:30). CLICK – Shqiponja luhet më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat