Besa Famgas fiton bindshëm ndeshjen kundër Vëllaznimit

Hendboll

Besa Famgas fiton bindshëm ndeshjen kundër Vëllaznimit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 23:23
Besa Famgas fiton bindshëm ndeshjen kundër Vëllaznimit

Besa Famgas e Vëllaznimi e kanë luajtur të martën mbrëma ndeshjen e mbetur të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të aktiviteteve ndërkombëtare të Besës.

Skuadra pejane ka fituar bindshëm ndaj gjakovarë. 35:16 ishte rezultati në fund në të mirë të Besës.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:8.

Denis Shabanoviq me 9 gola ishte më efikasi te Besa Famgas. Mal Luzha u dallua me efikasitet te Vëllaznimi, duke realizuar 8 gola.

Besa Famgas ka fituar tetë ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 16 pikë. Vëllaznimi është i katërti me 10 pikë nga nëntë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat