Motrat shqiptare në ligën franceze, Suzana: Ky është sporti

Hendboll

Motrat shqiptare në ligën franceze, Suzana: Ky është sporti

Nga: Kemajl Goca Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 19:25
Dijana në të majtë e Suzana Ujkiq në të djathtë

Hendbollistja Suzana Ujkiq, anëtare e Kombëtares së Kosovës, që nga muaj shtator është pjesë e klubit të ligës së tretë franceze, Yutz. 

Me klubin Yutz po kalon mirë dhe aktualisht renditen në vend të tretë me 29 pikë, ka 4 me pak se Palente Besançon dhe është baras me pikë me Jda Dijon.

Suzana flet për atmosferën dhe për ecurinë në ekipin e saj.

Image

Suzana Ujkiq

“Bota sot”: Nga muaj shtator i këtij viti në Yutz, cila është atmosfera?

Suzana Ujkiq: Jam adaptuar shumë shpejtë me klub, që në javët e para. Është atmosferë e mirë në përgjithësi. Klub me të gjitha të mirat. 

“Bota sot”: Klubi po lufton për kreun e tabelës, një ligë mjaft e fortë?
Suzana Ujkiq:
Natyrisht se luftojmë për kreun e tabelës. Liga është e fortë, me rivalitet mes skuadrave.  Jam e kënaqur me atmosferën, shpresoj unë të arrijë formën më të mirë. 

“Bota sot”: Dy motra në ligën franceze, Dijana luan për Bourg de Péage, e cila garon në elitën franceze e ju për Yutz në ligën e tretë (liga kombëtare)?
Suzana Ujkiq:
Ky është sporti. Jam e lumtur që edhe Dijana edhe unë luajmë në Francë, në klube dhe rangje të ndryshme. E imja është të punojë sa më shumë, për të arritur atë që dua, të jem në top formë.

“Bota sot”: Motra juaj tani me Malin e Zi luajnë në Kampionatin Botëror?

Suzana Ujkiq: Po e përcjelli vazhdimisht. I uroj sukses me Malin e Zi.   

Image

Suzana Ujkiq

“Bota sot”: Mali i Zi sonte në orën 20.30 ndeshet me Francën?
Suzana Ujkiq:
Shpresoj Mali Zi të bëjë më të mirën në fushë. Franca është një kombëtare e fortë.  Topi është i rrumbullakët e nuk i dihet.   

“Bota sot”: Më shumë se katër vite kaluat në Kosovë përkatësisht në KHF Istogu.
Suzana Ujkiq:
Kalova pjesën më të mirë në ekipin e Istogut, jam e lumtur që janë kampione vjeshtore dhe i uroj nga zemra.

“Bota sot”: A do të rikthehesh në Kosovë?

Suzana Ujkiq: Nuk i dihet!

“Bota sot”: Pse jeni aq e rezervuar?

Suzana Ujkiq”: Nuk dua të jap fjalë të mëdha, gjithçka shihet me kohë e në të ardhmen.  Tani jam e përqendruar në klubin Yutz. E imja është të jap më të mirën.  Ky vit po shkon, po vjen i riu, aty e kam mendjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat