Greqia paralajmëron ndeshjen me Kosovën

Hendboll

Greqia paralajmëron ndeshjen me Kosovën

Nga: K. Goca Më: 4 janar 2022 Në ora: 15:28
Greqia paralajmëron ndeshjen me Kosovën

Kombëtarja e Kosovës po i zhvillon përgatitjet e fundit për ndeshjen pothuajse jetike me Greqinë, e cila do të zhvillohet nesër në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Grekët paralajmërojnë ballafaqimin me Kosovën në Prishtinë, e cila luhet në orën 19.15.

Greqia kryeson grupin 1 me 4 pikë apo me dy fitore në garën kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Dardanët nuk kanë ecuri të mirë në dy ndeshjet e para, një barazim e një humbje, nesër synojnë fitore.

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, ka gati ekipin për takimin e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat