Kosova para sfidës së madhe me Greqinë

Hendboll

Kosova para sfidës së madhe me Greqinë

Më: 5 janar 2022 Në ora: 11:34
Kosova para sfidës së madhe me Greqinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll është e gatshme për ndeshjen e rëndësishme me Greqinë. Kosova e Greqia takohen të mërkurën (sot) prej orës 19:15 në Prishtinë, në kuadër të fazës së parë kualifikuese për Botërorin 2023.
Është ndeshja e parë mes Kosovës e Greqisë.

Kombëtarja jonë ka pasur fazë të suksesshme përgatitore për këtë ndeshje vendimtare për kualifikim.

Përzgjedhësi Bujar Qerimi është i kënaqur me punën e bërë nga lojtarët dhe me atmosferën në Kombëtare.

Greqia i ka fituar dy ndeshjet e para dhe udhëheq në grup me 4 pikë. Kosova e ka një pikë, nga barazimi me Belgjikën, ndërsa me Turqinë humbi me dy gola dallim.

Ndeshje tjetër me Greqinë luhet të dielën në Heraklion. Javën tjetër është ndeshja në shtëpi me Turqinë dhe ajo në udhëtim me Belgjikën.

Kombëtarja jonë synon një prej dy vendeve të para në grup, që sigurojnë avancimin në fazën e plejofit. Shumë do të varet nga ndeshja e sontme në Prishtinë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat