Quni: Nuk kemi arritur pritjet në katër ndeshjet e fundit

Hendboll

Quni: Nuk kemi arritur pritjet në katër ndeshjet e fundit

Më: 11 janar 2022 Në ora: 22:22
Quni: Nuk kemi arritur pritjet në katër ndeshjet e fundit

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka vazhduar të martën përgatitjet për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin 2023. Nesër prej orës 19:15, Kosova luan në Prishtinë ndaj Turqisë, ndërsa të shtunën është ndeshja e fundit në udhëtim me Belgjikën.

Gjasat për kalim tutje ekzistojnë, por janë të vogla tashmë.

Ndërsa përkushtimi i djemve tanë për të dhënë më të mirën në dy ndeshjet e fundit është maksimal.

Pivoti Luigj Quni ka folur për rëndësinë e ndeshjes me Turqinë.

“Nuk kemi arritur pritjet në katër ndeshjet e fundit. Ne kemi dëshmuar kualitetin shumë herë në vitet e fundit. Është e vështirë të mbash nivelin e lartë për kohë të gjatë, por kjo është pjesë e zhvillimit tonë që duhet ta pranojmë dhe të mësojmë prej tij.

Nesër është e rëndësishme të vazhdojmë të bëjmë hap para dhe të japim çdo gjë për fitore”, ka thënë Luigj Quni pas stërvitjes së dytë të mbajtur të martën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat